Pirja në shtatzëni po dëmton një në gjashtë fëmijë, thotë studimi britanik

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Një në gjashtë fëmijë në Britani ka simptoma të shkaktuara nga nënat që pinë në shtatzëni, sugjeron hulumtimi.

Ekzaminimi në 13,500 fëmijë nga universitetet e Bristol dhe Cardiff ka gjetur se 79 për qind ishin të ekspozuar ndaj alkoolit në barkun e nënës, dhe si rezultat zhvillimi i tyre ishte prekur me 17 për qind.

Studiuesit kërkuan shenja të çrregullimit të spektrit të fetusit (FASD), të cilat në disa raste mund të shkaktojnë aftësi të kufizuara shkatërruese, siç janë paraliza cerebrale, verbëria dhe vështirësitë në të mësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme