Po ju yndyrosën flokët – ky është gabimi

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Ju bëhen me yndyrë flokët shpejt? Nuk jeni e vetmja, shumë gra ankohen për këtë problem.

Zgjidhjen e gjejnë te larja e shpeshtë e flokëve por në fakt ky është shkaku kryesor i problemit. Kur flokët janë më të yndyrshëm, duam t’i lajmë më shpesh, madje çdo ditë.

Por ky është problemi numër një që do t’i bëjë rrënjët e flokëve edhe më të yndyrshme. Flokët më të hollë dhe më të ndjeshëm, natyrisht bëhen më shpejt me vaj se flokët më të trashë dhe më të fortë. Kjo ka të bëjë me sasinë e vajit që prodhon skalpi juaj, si dhe me atë se sa mirë flokët tuaj e “tolerojnë” vajin.

Kjo ndodh sepse sapo të mësoni flokët me larjen e përditshme, skalpi i kokës mund të bëhet i yndyrshëm dhe kruhet kur doni ta shtyni larjen për disa ditë. Është njësoj si pastrimi i tepërt i lëkurës dhe heqja e vajrave natyralë prej saj – sa më shumë t’i lani flokët, aq më shumë fije do të prodhojnë vaj për të kompensuar.

Prandaj, këshillohet që t’i lani më rrallë dhe të aplikoni balsam vetëm në majat e flokëve. Kur flokët tuaj të mësohen duke mos i larë çdo ditë, do të vini re një ndryshim drastik.

Të ngjashme