Policia jep detaje për ndjekjen me kallashnikov të pronarit të “Zone Club”

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga pronarët e klubit të natës ‘Zone’, Dekorim Sahiti, ditë më parë është përballur me një kërcënim serioz nga një person.

Lidhur me këtë rast, policia ka thënë se Dekorim Sahiti është kanosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

I dyshuari është arrestuar dhe pas kontrollit të shtëpisë të njëjtit nuk i është gjetur arma në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar. Gjatë kontrollit të shtëpisë nuk është gjetur arma. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Paparaci ka tentuar të marrë versionin e ngjarjes nga Dekorim Sahiti lidhur me rastin por që ai ka qenë i pa qasshëm gjatë ditës.

Të ngjashme