Portokalli, rrushi dhe karrota përmbajnë komponime kundër kancerit sikurse ilaçet për trajtim

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Portokalli, rrushi dhe karrota mund të përmbajnë komponime kundër kancerit që ngjajnë ngushtësisht me ato të përdorura në ilaçet e licencuara për trajtim, sugjeron hulumtimi.

Një studim zbuloi se nga më shumë se 7,900 molekula brenda frutave dhe perimeve, 110 kanë potencial për të luftuar tumoret, njofton Klan Kosova.

Kjo bazohej në ngjashmërinë e molekulave me komponimet e gjetura në medikamentet ekzistuese kundër kancerit.

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë të quajtur flavonoids, të cilat u japin atyre ngjyrën e tyre.

Të ngjashme