Prekjet dhe shikimet janë shenjat e para që tregojnë dashurinë e tij

Prishtinë | 15 Qer 2023 | 00:13 | Nga Ekonomia Online

Kur dëshironi të dini nëse i pëlqeni një djali duhet të provoni të dëshifroni fjalët dhe shikimet e tij ndaj jush.

Fillimisht kjo mund të ju duket sfiduese pasi duhet të kuptoni qëllimet e tij cilat janë, por Live About thotë se ka një lajm të mirë pasi ka shtatë shenja që ju ndihmojnë të kuptoni se a ju dashuron ai person.

Ai gjithmonë gjen arsye të bisedojë me ju
Kur një djali i pëlqeni, ai do të mundohet të gjejë mënyra të ndryshme për të biseduar me ju.

Për shembull ai mundet juve të ju pyes se çfarë keni bërë këtë vikend, apo do të ju pyet më shumë për gjërat që i pëlqeni, të gjitha këto ai i bënë që ju të qëndroni më shumë me të.

Ai qesh me çdo fjalë që ju thoni.
Njerëzit më shumë tërhiqen nga personat të cilët i bëjnë të ndjehen rehat. Kështu kur një djalë qesh shumë me ato çka i thoni atëherë kjo është një shenjë e cila tregon se ai është dashuruar në juve.

Ai gjatë tërë kohës ju shikon

Shenja tjetër që ju bënë të dini se i pëlqeni një djali është edhe ajo nëse ju merrni shikime të shumta nga ai.

Ai flirton me juve shpesh
Një djalë që mundohet apo flirton gjatë tërë kohës me juve padyshim që është i dashuruar kokë e këmbë me ju.

Nëse ai gjen arsye që të ju prekë në krahë apo në shpinë dijeni që i pëlqeni.

Ai juve ju komplimenton
Kur një djalë ka ndjenja për juve ai do të ju bëjë me dije se sa e mrekullueshme jeni. Ai gjithmonë do të jetë pranë juve duke ju komplimentuar.

Ai gjithmonë dëshiron të rri me ju
Një tjetër shenjë treguese se një djalë ka përshtypje për juve është se ai do të krijojë vazhdimisht mundësi që të kalojë më shumë kohë me ty,

Për shembull mundeni të vëreni nëse jeni në një vend ku ka shumë njerëz dhe kur dilni ju nga kjo dhomë do të dal edhe ai.

Ai mban mend detajisht gjërat rreth juve

Personi që ju dashuron i di të gjitha detajet rreth juve ai ua bënë me dije edhe juve ato.

Të ngjashme