Princi Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë bërë për herë të parë prindër të një vajze. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv.

Mësohet se çifti ka zgjedhur një emër shumë të veçantë dhe kuptimplotë për emrin e vogëlushes. Ata kanë vendosur ta quajnë Geraldina, si mbretëresha, gjyshja e Lekës.

Mësohet se Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Të ngjashme