Prindër, lërini fëmijët të qajnë!

Prishtinë | 08 Kor 2023 | 19:27 | Nga

“Mjaft qave”, “nuk ka asgjë për të qarë”, “e ku dhemb kjo”… Këto shprehje që të rriturit i përdorin pa menduar, vetëm që të shmangin bezdinë që i provokon e qara e fëmijës, jo vetëm e ngatërrojnë fëmijën, por mbi të gjitha e gjymtojnë atë.

Leora Kuttner në librin e saj “fëmija dhe dhimbja” (il bambino e il dolore) shkruan: “Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve, ata kultivojnë gjymtimin. Kur një fëmije i paragjykohet e qara, i rrituri i ka gjymtuar mënyrën natyrale e të shëndetshme të të shprehurit të stresit.

Kur një i rritur i thotë fëmijës se: “nuk ka asgjë për të qarë”, “mjaft qave”, apo “e ku dhemb kjo”, fëmija mbyllet në vetvete dhe përpiqet ta shtypë këtë ndjesi.

Të gjitha këto së bashku, ngatërrojnë ndjenjat e fëmijës për veten e tij. Janë pikërisht këto sjellje të të rriturit dhe veprime të sforcuara të fëmijës, që ndërtojnë strukturat psikike me veprim afatgjatë, që ashtu heshturazi, ndërtojnë te njeriu, pandjeshmërinë ndaj vuajtjes dhe tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme