Probleme me stomakun? Mësoje një herë e mirë që ky është shkaku i vetëm

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Anemia e pashpjegueshme, humbja e papritur e peshës, gjak në jashtëqitje dhe dhimbje të forta të barkut janë vetëm disa nga simptomat e pranisë së baktereve në trup që mund të shkaktojnë probleme në stomak.

Helicobacter pylori është një bakter rezistent që gjendet në mukozën e stomakut të njeriut, në plagët në gojë, shtresat e dhëmbëve dhe jashtëqitje.
Ai është bakteri i vetëm që mund të mbijetojë në një mjedis acidik me sasi të vogël oksigjeni dhe mund të çojë në probleme të gjata me stomakun.

Bakteri Helicobacter pylori tek të infektuarit në 95 deri 100 për qind të rasteve shkakton inflamacion kronik të llojit të gastritit kronik, në njëzet për qind të rasteve shkakton sëmundje të ulçerës dhe në një për qind e njerëzve mund të çojë në zhvillimin e kancerit.

Është zbuluar relativisht vonë – në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar dhe njohja e tij çoi në përmirësimet në trajtimin e ulcerave që më herët ishte menduar që shkaktoheshin nga konsumimi i ushqimet me erëza përmbajtje të fortë acidike, stresin dhe zakone të këqija të jetës.

Edhe pse mënyra e transmetimit të baktereve nuk është hulumtuar ende plotësisht, është e qartë se infeksioni transmetohet nga një person i infektuar tek ai i shëndoshë në kontakt me jashtëqitjen, pështymën apo përmbajtjen e lukthit.

Ekzaminimi endoskopik zbulon lehtë nëse keni probleme me bakterin Helicobacter pylori, ndërsa rekomandohet sidomos për njerëzit që vuajnë nga anemia e pashpjegueshme, humbja e shpejtë e peshës, gjak në jashtëqitje dhe dhimbje të forta në stomak.

Të ngjashme