Problemet që i kanë njerëzit që flenë më shumë se tetë orë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë që duan të ndjekin një stil të shëndetshëm të jetesës e dinë se nuk duhet të flemë më pak se tetë orë.

Por, shumë pak njerëz e dinë se nuk rekomandohet që të flini më shumë orë se kaq, pra tetë orë.

Në fakt, fjetja e tepërt, ashtu sikur edhe mungesa e gjumit mund të dëmtojë shëndetin tonë,  transmeton Klan Kosova.

Më poshtë po ju sjellim disa arsye pse gjumi i tepërt dëmton shumë rëndë shëndetin tonë

Probleme me peshën e tepërt

Studime të ndryshme tregojnë se periudhat e shkurtra ose të gjata të gjumit janë të lidhura me diabetin dhe obezitetin.

Ky fakt nuk është aq i dukshëm por doktorët pretendojnë se kur flemë më shumë, ne lëvizim më pak, që është edhe një arsye që fitojmë në peshë.

Ne zgjohemi vonë dhe nuk kemi kohë për aktivitete fizike.

Probleme me depresionin

Njerëzit që kanë çrregullime të depresionit kanë probleme edhe me gjumin. Ndonjëherë, në raste të ndryshme të problemeve me depresionin, njerëzit flenë më shumë se zakonisht.

Është një rreth vicioz për shkak se gjumi i tepërt shkakton lodhje.

Ju flini gjithnjë e më shumë dhe nuk dëshironi të largoheni nga shtrati në mëngjes, asgjë nuk ju entuziazmon dhe këto simptoma ju dërgojnë drejt depresionit.

Sëmundjet e zemrës

Nëse flini shumë gjatë, ju jo vetëm që do të humbni orë të çmuara, por keni predispozita për sëmundje të zemrës.

Ditëve të sotme, sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesor të vdekjeve, prandaj nëse flini më shumë se tetë orë ju do të rritni shanset që të keni një sulm në zemër për 34 %.

Dhimbjet e kokës

Mungesa e gjumit shkakton kokëdhimbje, por e njëjta ndodh edhe kur flemë më gjatë se sa duhet.

Ne nuk duhet të rrimë shumë në shtrat, madje as gjatë vikendeve dhe pushimeve. Në të kundërtën, do të zgjohemi me dhimbje të tmerrshme koke.

Probleme me memorien

Sipas studimeve të fundit, gjumi i tepërt ndikon në punën e trurit tonë. Për  më tepër, nëse zgjoheni në mes të natës, ju nuk keni bërë sa duhet gjumë të thellë,  prandaj edhe zgjoheni.

Kjo ndikon në funksionet kognitive të trurit dhe në aftësinë për t’u koncentruar dhe kujtuar detajet.

Pagjumësia

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme