Promovojeni veten në punë

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 19:30 | Nga

Përpiquni të tregoni veten dhe të shpjegoni se pse dikush duhet t’ju punësojë, apo t’ju prezantojë me një person që merret me punësimin.

Ju duhet të tregoni veten realisht për atë që jeni dhe për atë që arrini të bëni. Në vend që të flisni me hollësi rreth çdo gjëje që ka lidhje me promovimin tuaj atëherë flisni duke ndjekur pikat e mëposhtme:

Gjendja Shpjegoni problemin apo gjendjen më të cilën ju, sektori  juaj, ose kompania juaj ballafaqohet.

Detyrat – Përshkruani se cila është përgjegjësia juaj për zgjidhjen e problemit.

Arritjet – Bëni të qartë se çfarë keni bërë për të përmbushur përgjegjësinë tuaj.

Rezultatet – Çfarë ndodhi si rezultat i arritjeve tuaja? A u rritën të ardhurat? A mbeti klienti më tepër i kënaqur? Përdorin shembuj të veçantë për të tërhequr interesin e audiencës suaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme