Pse duhet të ulim përdorimin e kripës?

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ushqimi i shëndetshëm nuk eliminon rrezikun nga përdorimi i tepruar i kripës.

Mbipërdorimi i kripës nëpër ushqim rritë shtypjen e gjakut tek njerëzit, pa marrë parasysh se sa shumë ushqehen me frute dhe perime.

Konsumimi më shumë se sasia e rekomanduar e kripës prej 8.5 gram në ditë bën që zemra të punojë më shumë për te pompuar gjakun nëpër trup, kështu duke rritë rrezikun për sulme, është thënë në një studim të realizuar në Kolegjin Imperial në Londër.

Sipas udhëheqëses së këtij studimi, Queenie Chan, aktualisht ka problem globale me përdorimin e tepruar të kripës dhe se një dietë e shëndetshme nënkupton edhe uljen e përdorimit të kripës nëpër ushqime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme