Pse duhet t’i konsumoni të freskëta kumbullat?

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse kumbullat përdoret në mënyrë masive për xhem, është mirë t’i konsumoni edhe të freskëta, sepse kanë përbërës antioksidues, më së shumti midis pemëve. I shkojnë për shtati shëndetit të zorrëve, sepse përmirësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin. Janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale.

Por, vlera më e madhe ushqyese është në formë të fibrave dietale që i përmban.

Bëhet fjalë për një lloj të veçantë të karbohidrateve, të cilat për dallim nga saharoza, glukoza, niseshteja dhe sheqernat e tjera, organizmi i njeriut nuk mundet t’i absorbojë. Ndikimi i tyre në shëndet është i shumëfishtë dhe paraqesin faktor të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve, sidomos në uljen e kolesterolit.

Nutricionistët, personave të shëndetshëm ju sugjerojnë pesë deri gjashtë kumbulla, tre deri katër herë në javë, e atyre që vuajnë nga diabeti shumë më pak, varësisht nga niveli i sheqerit në gjak.

Ndikimi pozitiv në shëndet, sidomos kundër kapsllëkut, dallohet te kumbullat e thata. Arsyeja është se në kumbullat e thata ka sorbitol (lloj i sheqerit) dhe fibrave që dhurojnë efekt prej laksativi në krahasim me kumbullat e freskëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme