Pse është më mirë t’i lani dhëmbët në errësirë

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 09:07 | Nga

Sekreti i një gjumi të mirë natën mund të jetë larja e dhëmbëve në errësirë, sipas një neuroshkencëtari të Oksfordit.

Russell Foster, profesor i neuroshkencës, thotë se drita e fortë e banjave zgjon trupin, në kohën kur ai duhet të pushojë.

Ai beson se larja e dhëmbëve në një dhomë të errët thjesht mund të na ndihmojë që të na marrë gjumi më shpejtë.

“Njerëzit shpesh i ndalin dritat natën, gjë që i ndihmon trupit të bëhet gati për gjumë, por më pas ata shkojnë në banjë për t’i larë dhëmbët, dhe e ndezin dritën”, thotë Foster.

“Kjo është shumë çrregulluese”, shprehet ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme