Pse femrat e sukseshme janë të vetmuara?

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 00:49 | Nga Ekonomia Online

Ato i sheh të drejtojnë kompani të mëdha biznesi, të jenë të suksesshme në fushën e drejtësisë apo medias dhe në fund të ditës kur mbyllin derën e apartamentit fundosen në divanin e tyre të madh. Pjesa më e madhe e femrave të suksesshme në karrierë kanë probleme me krijimin e një familjeje apo gjetjen e një partneri stabël.

Për shumë psikologë kjo ndodh pasi ato kërkojnë perfeksionin. “Duhet ta harroni perfeksionin. Ai nuk ekziston. Shikohuni në mbrëmje kur shkoni në shtëpi në pasqyrë dhe shihni veten tuaj. Keni 100 gabime. Jeni një katastrofë në raport me veten”, thotë Keith Oatley. E njohur për librat e shumë që ka bërë për psikologjinë e femrave, ajo e sheh problemin më shumë tek to se tek partneret imagjinarë që nuk ekzistojnë.

“Shpesh partnerët imagjinarë mund të jenë kolegët tuaj. Mjafton ta shihni pak ndryshe kolegun me të cilin ndani pjesën më të madhe të ditës, apo ta shihni me pak kujdes një ftesë që ju bën dikush për darkë. Mos refuzoni. Por thjesht dëgjoni, dhe nëse diçka në portretin e tij nuk ju pëlqen, nëse flokët kanë filluar ti bien, apo nëse flet shpejt, apo nuk është veshur ashtu si ti do të doje, mos u nxito të mos i përgjigjesh telefonatës tjetër. Jepi një shans të dytë”, thotë ajo.

Pjesa më e madhe e femrave të suksesshme mendojnë se asnjë mashkull në botë nuk do të ishte i aftë të rrëmbente vëmendjen e tyre. Duke qenë se ato kanë arritur shumë në jetë kërkojnë nga burri të njëjtin sukses në profesionin që ka. Por në jetë nuk do të thotë se partnerët duhet të jenë të ngjashëm. Statistikat tregojnë se të kundërtat mund të bashkëjetojnë gjatë dhe të kompensojnë njëri tjetri. “Harrojeni se do të gjeni dikë që do t’ju bëjë të dashuroheni çmendurisht, e të jetë ashtu si e keni ëndërruar.

Këtë kërkoheni vetëm në filmat romancë që shihni mbrëmjeve në divan. Përpiquni të jeni me këmbë në tokë dhe ti vlerësoni burrat që ju afrohen. Një prej tyre mund të jetë partneri juaj ideal, por këtë do ta kuptoni pasi të takoheni disa herë”, thotë ajo. E rëndësishme për femrat e suksesshme është të jenë të hapura dhe të mos izolohen në mendimin se “askush nuk është për to”. Kjo i bën të jenë indiferente dhe të pashpresa dhe kur dalin në një takim.

Pjesa më e madhe e tyre kanë ngritur mure tek vetja duke mos e lënë bashkëbiseduesin të depërtojë e kjo e bën të duken të vështira e ti bëjnë meshkujt të tërhiqen. Në fakt ato janë të kundërtat e asaj që hiqen. Sado të forta të duken ato janë po aq të brishta sa një vazo qelqi, dhe shpesh pas mbrëmjeve të tilla me qirinj e aroma të shpërndara kudo ato mund të kthehen në shtëpi dhe të qajnë.

Të ngjashme