Pse gripi sezonal nuk duhet neglizhuar

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Çdo vit në BE, 50 milionë njerëz preken nga gripi sezonal. Sipas statistikave, nga 15-70 mijë qytetarë evropiane humbin jetën si pasojë e virusit dhe komplikimeve kur kanë  sëmundje të tjera kronike. Të dhënat janë bërë të ditura gjatë javës për ndërgjegjësimin e gripit, një fushatë kjo e promovuar nga OBSH me fokus Evropën.

Qëllimi është edhe përdorimi i vaksinës, veçanërisht tek personat që potencialisht janë më të rrezikuar, apo ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe që virusi mund të shkaktojë dëme e pasoja më të rënda në shëndet.

Gripi, përtej shëndetit, ka edhe kosto të tjera të larta sociale dhe ekonomike dhe përfaqëson 30% të peshës së sëmundjeve të transmetueshme. Sëmundja sigurisht është kryesisht e lehtë dhe shërohet në një hark kohor relativisht të shkurtër, por mund të shndërrohet në rrezik nga komplikimet të gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe të gjithë këta janë më të ekspozuar në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme