Pse unaza e martesës vendoset në gishtin e katërt

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 01:00 | Nga Ekonomia Online

Kur shohim dikë me një unazë në gishtin e tyre të katërt në dorën e djathtë besojmë që nuk është i martuar. Megjithatë, një unazë në dorën e majtë në po atë gisht do të thotë që personi nuk është beqar. Ekziston një arsye historike për këtë gjë.

Tradita e unazës së dasmave daton që nga Egjipti i lashtë, pasi arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifikë që nuset mbanin unaza. Njerëzit që filluan të mbanin një të tillë besonin se ata kishin një “nerv delikat” i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër, dhe atëherë zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.

Egjiptianët nuk ishin të vetmit që mbanin unaza. Grekët e Lashtë dhe Romakët e lashtë gjithashtu mbajtën unaza pasi e besonin një teori të tillë. Ata madje e quanin atë vena e dashurisë.

Edhe pse kjo venë dhe nerv nuk ekziston, vendet perëndimore kanë vazhduar atë traditë të lashtë. Në kulturat e tjera, siç është Danimarka, Polonia dhe Kuba, unazat e dasmave mbahen në të djathtën. Tradicionalisht, gratë ishin të vetmet që mbanin unaza martese.

Burrat nuk u bashkuan me këtë gjë deri në Luftën e Dytë Botërore, deri kur donin diçka që t’i kujtonte gratë dhe fëmijët e tyre.

Të ngjashme