Pse zgjedhim ushqime të ëmbla apo të kripura në mëngjes

Prishtinë | 06 Gus 2023 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, ku organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë.

Mëngjesi këshillohet të hahet përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë.

Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës.

Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave.

Pse i zgjidhni?

Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë.

Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm, shkruan EO. Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat. Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.

Ndërsa arsyeja përse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit. Kjo ndodh kryesisht si pasojë e dehidratimit. Nëse një mbrëmje më parë keni pirë verë apo birrë të nesërmen do të keni dëshirë për ushqime me kripë.

Në të vërtetë, trupi ka nevojë thjesht për një gotë ujë më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme