Pushimet perfekte, jo shumë të gjata

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Në det, në mal apo duke vizituar qytete të rinj. Çfarë rëndësie ka nëse vera e gjatë e kaluar në përtaci të plotë në breg të detit janë një kujtim i së shkuarës? Ajo që ka rëndësi është që më në fund të niseni me pushime. Dhe nëse kriza financiare ju detyron të shkurtoni shpenzimet dhe ditët në breg të detit, pushimet janë të nevojshme për të rimarrë energjinë e humbur.

Për të shfrytëzuar sa më mirë largimin nga puna dhe për të evituar që kthimi në shndërrohet në një makth të vërtetë, nuk duhet të fajësohemi nëse pushimet nuk janë të gjatë sa ato të fëmijërisë. Bazat neurofizike të funksionimit të trurit tonë sugjerojnë se të stakojmë totalisht spinën mund të ketë një kosto të lartë, të cilën duhet ta paguajmë kur të kthehemi dhe që kanë ndikim në memorien tonë, në funksionet ekzekutuese dhe aftësinë e menaxhimit të stresit.

Nëse kulmi i hormoneve të relaksit ndodh pas tetë ditë pushimi, dy javë “off” mund të jenë ideale për t’u rigjeneruar pa iu trembur shumë kthimit në jetën e përditshme. Përditshmëria në punë na bën të jemi të ngarkuar në kryerjen e disa punëve të ndryshme, shpesh të gjitha në të njëjtën kohë.

Pa e kuptuar, vazhdimisht e zhvendosim vëmendjen tonë dhe vëmë në punë të gjitha burimet tona të kufizuara konjitive; me praktikën, përfitojmë veprime automatike dhe stërvisim ato mekanizma të kontrollit konjitiv që na lejojnë të injorojmë stimujt dhe që mund të na shpërqendrojnë nga detyra. Kjo gjë e stërmundon jashtëzakonisht shumë koren cerebrale në zonën frontale dhe për pasojë në mbrëmje jemi të sfilitur.

Sipas studiuesve dy javë pushime janë periudhë ideale. Neuropsikiatrët sugjerojnë se të stakosh totalisht spinën mund të ketë një kosto të lartë për memorien dhe menaxhimin e stresit kur të ktheheni në shtëpi e në punë.

Pushimi është i nevojshëm

Ndaj duhet pushim për të përballuar valën e stresit dhe të përqendrimit të ruajtur për shumë kohë. Tamam si një atlet, i cili ndërpret rregullisht stërvitjen muskulare, kështu duhet të ndalojmë mbingarkesën e trurit tonë. Për shembull, me anë të gjumit. Duke fjetur, konsolidohen gjurmët më kuptimplote dhe informacionet dytësore, e ashtuquajtura zhurma e sfondit, të cilat fshihen. Diçka e tillë ndodh gjatë pushimeve. Ngarkesa e përditshmërisë venitet dhe jemi më në fund të lirë që të përqendrojmë burimet tona për të reflektuar mbi çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë dhe të argëtohemi. Pikërisht nga nevoja për ti dhënë një shkëputje të vogël nga puna lindi e drejta për pushime të paguara, në 1871, me “Bank Holiday Act” e cila sanksiononte katër ditë pushim të paguara për punonjësit e bankave në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte ideja e Sir John Lubbock, i vetëdijshëm që revolucioni industrial kishte fshirë ritmet tradicionale të punës dhe të pushimit në shoqërinë angleze. Sir Lubbock ishte një adhurues i madh i kriketit, që në qëllimet e tij, katër ditët e pushimit do të shërbenin pikërisht në zhvillimin e këtij aktiviteti.

Memoria e bllokuar

Por çfarë do të thotë argëtim? Shumëllojshmëria i bën mirë trurit tonë, kështu të jetohen eksperienca të reja dhe të vizitohen vende ku nuk keni qenë më parë është sigurisht shumë pozitive, pavarësisht kostos së vogël që duhet paguar për prishjen e automatizimit të cilat na lejonin të vepronim me saktësi, shpejtësi dhe pa shumë mund. Informacionet e reja akumulohen dhe ndërhyjnë me atë çfarë ishte e arkivuar në memorie, sepse janë më të freskëta dhe kështu janë më të gatshme në mënyrë më të menjëhershme.

Në kthim, riaktivizimi i automatizmave të vjetra do të kërkojë konsum më të lartë energjie, pra më shumë mund. Kjo duhet marrë në konsideratë kur përmbushen mundësitë që na jepen nga pushimet e gjata, të cilat parashikojnë arritjen e vendeve shumë të largëta dhe kryerjen e aktiviteve krejtësisht të reja.

Intuita krijuese

Për këtë, ndonjëherë, për të gjetur çlirim mund të mjaftojnë disa ditë. Një fundjavë në natyrë është një periudhë shumë e shkurtër për të humbur stërvitjen që marrim nga ushtrimet e përditshme, ndaj nuk do të kërkojë sforco të mëtejshme kur të kthehemi, por mund të kemi përfitime që nuk i prisnim, si ide dhe zgjidhje origjinale. Rritja e krijimtarisë i dedikohet faktit se truri ynë vazhdon të punojë, duke përpunuar informacione nëpërmjet proceseve që nuk arrijnë pragun e vetëdijes. Ata që kryejnë një punë shumë të pasur me stimuj do të kenë më pak vështirësi sesa ata që bëjnë një punë rutinë ose të pasur me stres.

Për ta bërë rikthimin në punë më pak të mundimshëm, duke përfituar në maksimum nga pushimet, neuroshkenca sugjeron të mbajmë të stërvitura ato funksione konjitive, si aftësia e përqendrimit dhe të kalimit nga një detyrë te tjetra në mënyrë të shpejtë (e ashtuquajtura task switching). Nuk duhet të refuzojmë që të mendojmë për të kaluarën; riaktivizimi mendërisht i informacioneve të punës gjatë pushimeve mund të jetë i mjaftueshëm. Lexoni ndonjë libër, shkruani disa rreshta, reflektoni. Në këtë mënyrë, fillimi i shtatorit nuk do të jetë një nisje në ngjitje por do të nevojitet vetëm një “ndryshim marshi” mendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme