Qëndrimi i tepruar në ekrane dëmton aftësitë kognitive të fëmijëve

Prishtinë | 31 Dhj 2023 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Prindërit që frikësohen se fëmijët e tyre po kalojnë shumë kohë pranë ekraneve tani kanë edhe një arsye më shumë për këto brenga.

Studime të reja, të mundësuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britani, kanë gjetur ndryshime në trurin e fëmijëve që qëndrojnë para ekraneve për më shumë se shtatë orë në ditë, shkruan EO.

Sipas tyre ndryshimet në aftësitë kognitive ndodhin edhe nëse qëndrojnë për më shumë se dy orë në ditë pranë ekraneve.

Teknologjitë e reja si telefonat e mençur apo tabletë mund të barten gjithkund, si pasojë edhe qëndrimi pranë tyre është më i lartë.

Kujtojmë që edhe shikimi i tepruar i TV-së shkakton probleme me gjumin.

Të ngjashme