Qentë të bëjnë më tërheqës

Prishtinë | 11 Kor 2023 | 00:40 | Nga Ekonomia Online

Gara ishte e fortë, por shifrat kanë dalë dhe tashmë është zyrtare, të paktën nga rezultati i një ankete të fundit të ndërmarrë nga “Elite Singles”.

Kjo organizatë vendosi të anketojë 1000 persona beqarë dhe pyetja ishte e thjeshtë; cili/cila ju duket më seksi, personat që mbajnë një qen, apo ata që mbajnë një mace?

Rezultati ishte bindës në favor të kafshës së parë. 63 për qind e të intervistuarve thanë se u dukeshin më seksi personat që mbanin një qen në krahasim me ata që mbanin një mace.

18 për qind ishin për të kundërtën, ndërsa 19 për qind nuk preferonin as qenin dhe as macen, e jo më t’u dukeshin tërheqës të zotët e tyre.

72 për qind e të anketuarve thanë se mund të kuptojnë më mirë karakterin e të dashurit ose dashurës nga mënyra sesi trajton një kafshë shtëpiake. Ndërkohë 32 për qind thanë se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga partneri ose partnerja nëse nuk pëlqente qentë, ndërsa 27 për qind pohuan të njëjtën gjë për macet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme