Receta me të cilën e rigjeneroni trupin tuaj

Prishtinë | 11 Shk 2023 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Pastrimi i trupit me kafeinë është sa forcues dhe stimulues, aq dhe i shëndetshëm. Sidomos kafeja e bluar ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së celulitin dhe shtresimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

Studimet kanë treguar gjithashtu se promovon përtëritje, madje dhe kullimin limfatik (efekt masazhi) dhe ndihmon në pastrimin e trupit nga toksina.

Kafen që konsumoni mund ta përdorni dhe për një pastrim freskues të trupit. Me këtë përbërës mund të eliminoni produktet e shtrenjta, por gjithashtu dot ë jeni në gjendje t’i shihni efektet e saj shumë shpejt. Merrni një filxhan kafe të bluar, një filxhan sheqer organik ose kripë guri, një filxhan vaj kokosi të shkrirë, vaj esencial dhe përziejini.

Para se ta aplikoni në trup, bëni një dush të nxehtë për të hapur poret. Pastaj aplikojeni masën me një furçë të butë për 20 minuta. Pasi ta shpërlani përbërjen, trupi do të ndihet më i freskët.

Të ngjashme