Recetat natyrale kundër depresionit

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Depresioni është një çrregullim psikologjik i cili ka simptoma të ngjashme me ankthin. Disa prej këtyre simptomave janë: mungesa e energjisë,  çrregullime të gjumit dhe simptoma të tjera. Gjithsesi ekzistojnë disa receta, që mund t’i përgatitni në kushte shtëpie dhe të cilat e ndihmojnë organizmin tuaj të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe ta luftojë depresionin.

Disa prej këtyre recetave janë:

Ujë me xhenxhefil-

Xhenxhefili ka 14 përbërës bioaktiv, që kanë një ndikim pozitiv në shumë procese metabolike. Sipas një studimi ai ka ndikim pozitiv edhe ne mbrojtjen e trurit, si dhe dëmtimeve që shkaktohen nga stresi. Xhenxhefili rrit nivelin e seratoninës.

Ujë me uthull molle

Uthulla e mollës ka një përdorim të gjerë në fushën e shëndetësisë.  Ajo ka një ndikim direkt në uljen e nivelit të sasisë së sheqerit në gjak duke rritur energjinë. Kjo uthull përmban minerale esenciale për funksionimin normal të organizmit.

Shafran

Shafrani njihet për vetitë e tij bioaktive. Ai zvogëlon simptomat e ankthit, depresionit dhe njëkohësisht rrit nivelin e seratoninës dhe dopaminës. Konsiderohet si një anti-depresant natyral.

Krahas këtyre recetave, është shumë e rëndësishme që në përgjithësi të konsumoni ushqime të shëndetshme, të bëni aktivitete fizike dhe të bëni gjumë të rregullt. .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme