Rëndësia e ushtrimeve fizike

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 09:05 | Nga

Për ruajtjen e shëndetit, japin ndihmesë ashtu si edhe ushqimi, gjimnastika e përditshme, masazhet, shëtitjet dhe ekskursionet, bashkërenditja e orëve të punës me periudhat e çlodhjes. Për sa u përket ushqimeve, specialistët i japin një rëndësi të veçantë jo vetëm cilësisë, por edhe sasisë.

Por, në rast se hamë tepër, shpesh edhe me yndyrna, duhet të bëjmë sa më shumë ushtrime fizike, duke mos harruar se sot vetura na dënon të jemi se-dentarë. Ne harrojmë vazhdimisht se ekskursionet dhe shëtitja më këmbë janë po kaq të dobishme si çdo sport tjetër. E kemi në dorë ta bëjmë më këmbë rrugën nga shtëpia deri në zyrë dhe, kur kemi kohë, mund të bëjmë ekskursione në fund të javës. Para se të jetë shumë vonë, duhet të zbatojmë një dietë, të bëjmë gjimnastikë dhe masazhe.

Pa dyshim që këto do të japin rezultate të mira, duke ndihmuar në tretjen e dhjamrave dhe në përfitimin e një tonusi të mirë muskular.

Të mos na duket si diçka ekstravagante abonimi në një sallë gjimnastike, stërvitja në palestër një herë në javë, të notuarit në një pishinë dy orë në javë etj. Që këto të na japin përfundimet e dëshiruara, duhet t’i zhvillojmë me kohë dhe jo me hope. Të mos harrojmë se çdo kilogram i shtuar kërkon kilogramin tjetër. Dhe, pasi të kemi grumbulluar shumë kilogramë tepër, është gati e pamundur që t’i heqim qafe. Kurat intensive për t’u dobësuar janë po kaq të dëmshme sa edhe kilogramët e padëshiruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme