Rigjenero lëkurën e lodhur nga pushimet me të bardhë veze

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Pas pushimeve të verës, rërës, papastërtive të plazhit, nuk ka mënyrë më të mirë për të qetësuar dhe freskuar lëkurën se sa një maskë e bërë vetë në shtëpi

Nëse ke lëkurë më shumë të yndyrshme, pas plazhit, fytyra mund të ketë një shkëlqim aspak të këndshëm, por në të njëjtën kohë edhe poret do të jenë të bllokuara.

Për të pasur lëkurë rrezatuese dhe pa pore, nuk ke nevojë të bësh asnjë mundim veç frigoriferit. Mund të përdorësh këtë maskë shumë të thjeshtë vetëm me dy përbërës të kuzhinës. Ja se si:

Përbërësit:

– E bardhë veze

– Disa pika lëng limoni i freskët

Përdorimi:

Pasi e ke ndarë të bardhën e vezës nga e kuqja, hidhe me kujdes në një tas të pastër dhe shto disa pika limoni.

Pastroje fytyrën butë me një pambuk të lagur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret.

Aplikoje përzierjen me të bardhë veze dhe limon duke bërë lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave, në mënyrë që maska të depërtojë më shumë në pore.

Lëre maskën të veprojë për 20 deri në 30 minuta, derisa të krijojë një shtresë të hollë.

Pasi të jetë tharë plotësisht, shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe pas disa minutave përdor kremin hidratues.

E bardha e vezës ndihmon për të mbajtur nën kontroll yndyrën e lëkurës, ndërsa limoni, përveç që heq erën e vezës, ndihmon edhe për t’i dhënë më shumë shkëlqim fytyrës.

Të ngjashme