Rikthehen UFO-t, video që po trondit botën

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 14:53 | Nga

Kjo video e çuditshme është shpërndarë në internet, duke pretenduar se sjell shfaqjen e një UFO-je që zhduket brenda një tjetër objekti alien.

Pamjet vijnë nga rajoni i Yakutia në Siberi, Rusi. Një burrë i quajtur Semyon, tha: “Një objekt i paidentifikuar po uturonte mbi shtëpitë tona, kishte shumë dritë dhe avull”.

Ai shtoi se një objekt i shndritshëm u fut brenda diskut uturues dhe më pas u zhdukën. Nuk ka informacion të saktë kur ka ndodhur kjo ngjarje. Një teori është se kjo “shfaqje” mund të jetë realizuar nga ndonjë dron. Policia nuk ka raportuar për objekte uturuese, raporton “Siberian Times”.

Nuk është hera e parë që në këtë rajon pretendohet se janë shfaqur UFO. Tetorin e vitit të kaluar, mbi liqenin Baikal u pa një dritë e gjelbër, që fillimisht u besua se mund të ishte meteor apo bishti i një rakete prove balistike. Të dyja këto teori më vonë u rrëzuan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme