Rita Ora dhe Andrew Watt ndahen përsëri

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora raportohet se është ndarë përsëri nga i dashuri i saj Andrew Watt. Ylli i hitit “Girls” dhe Watt ishin në lidhje për dy vjet para se të ndaheshin në tetor të vitit 2018. Çifti dyshohet se e “rindezën” romancën e tyre në fillim të këtij viti.

“Rita dhe Andrew u ndanë, sepse ishin shumë të zënë, por ata e kanë kuptuar se duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë”, tha një burim për The Sun on Sunday në mars. “Agjendat e tyre janë të çmendura – Rita me Phoenix World Tourin e saj dhe Andrew, si një nga producentët më të kërkuar të muzikës pop. Por ata u lidhën përsëri këtë vit dhe po ndajnë kohë për ta takuar njëri-tjetrin kur të munden. Ata e dinë që ajo që ata e kanë është dashuri e vërtetë, shkruan KOHA Ditore. Miqtë e tyre të gjithë po kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe atyre u dukej e çmendur që ta hudhnin poshtë atë që e kishin.

Image

Megjithatë, çifti tani janë ndarë përsëri.

Sipas revistës, Watt, u ka thënë miqve, “Këtë herë është përgjithmonë”.

Ora nuk ka komentuar në lidhje me raportet. Ajo më parë kishte qenë në lidhje me Andrew Garfield, Calvin Harris dhe Rob Kardashian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme