Rita Ora kërkon sërish falje për thyerjen e rregullave, thotë se do të kontribuojë në bamirësi

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar falje pas deklaratave se ajo do duhej të ishte në vetizolim kur po festonte ditëlindjen në Londër muajin e kaluar.

30-vjeçarja kishte shkuar në Egjipt me një aeroplan privat më 21 nëntor për të performuar në një hotel në Kairo dhe u kthye në Angli një ditë më pas ku iu kërkuar që sipas rregullave të qeverisë, të vetizolohej për 14 ditë.

Por, Ora mori pjesë në ahengun e ditëlindjes së saj në një restorant në Londër më 28 nëntor, për të cilën më vonë kërkoi falje, shkruan The Guardian.

Pasi doli lajmi për festën e saj, këngëtarja tha se për veprimet e saj do të ofronte të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh për organizimin e ahengut.

Përveç kërkimin të faljes, Rita Ora të shtunën tha se do të dhuronte çdo fitim nga eventi për bamirësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme