10 rregullat që një xhentëlmen duhet t’i dijë dhe zbatojë

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

A dëshironi të silleni si një zotëri? Atëherë janë disa rregulla që ju duhet të ndiqni nëse dëshironi që të krijoni një imazh mahnitës për vetën e sjelljet e juaja.

Më poshtë gjeni një listë të rregullave që duhen ndjekur.

  1. Kurrë mos ndaloni dikë që është duke folur. Ndonjëherë edhe një pyetje për specifikim mund të tingëllojë e pasjellshme. Është edhe më keq nëse ndaloni fjalimin e dikujt dhe vazhdoni të flisni, në çfarëdo mënyre të mundshme. Mos ndaloni fjalimin e dikujt edhe në qoftë se e keni dëgjuar fundin. Tregohuni të sjellshëm dhe keni durim.
  2. Kurrë mos tentoni të bindni dikë duke ngritur zërin tuaj, duke bërë sjellje të pahijshme dhe jo normale. Gjithmonë mundohuni të tregoheni modest dhe pa asnjë sjellje diktatoriale.
  3. Kurrë, vetëm nëse ju është bërë si pyetje, përndryshe kurrë mos flisni për punën tuaj dhe profesionin tuaj, sepse do të krijojë ndjenjën që po tentoni të tërhiqni vëmendje tek ju.
  4. Një zotëri gjithmonë tregohet i matur. Edhe nëse ndihet superior ndaj njerëzve të tjerë në vendin e punët, ai asnjëherë nuk do të bënte përpjekje për t’i ulur të tjerët. Çdo gjë që një zotëri thotë është gjithmonë në pajtim me ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve.
  5. Kurrë mos dëgjoni një bisedë të cilën nuk duhej dëgjuar. Nëse jeni në një vend ku nuk keni edhe shumë zgjidhje ndryshoni pozitën tuaj.
  6. Është shumë më rëndësi të jeni një dëgjues I mirë, po aq sa të jeni një folës i mirë. Aftësia për të dëgjuar vjen nga një shoqëri e mirë.
  7. Edhe nëse jeni i sigurt që kundërshtari juaj është shumë gabim, mbajeni një qëndrim paqësor dhe thuani mendimin tuaj pa u bërë gjërat personale.
  8. Asnjëherë mos krahaso miqtë e tuaj me njëri tjetrin. Gjithmonë tregoni pikat e forta të secilit, por asnjëherë duke bërë njërin të ndihet më inferior.
  9. Flisni gjuhën tuaj pastër dhe bukur, pa gabime!
  10. Ndalni thashethemet. Nuk janë për një zotëri.

Të ngjashme