Rreziqet nëse qëndroni shumë gjatë ulur

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 18:19 | Nga

Të qëndruarit joaktiv për periudha të gjata kohore (p.sh. ulur, shtrirë) është element i pandashëm i jetës tonë dhe kjo si pasojë e adaptimeve të cilat është dashtë t’i ndërmarrim për t’u përshtatur në jetën dhe mekanizmat social që na rrethojnë në këtë kohë moderne.

Ne qëndrojmë ulur jo vetëm për të përmbushur qëllimet kryesore dhe të rëndësishme të jetës siç janë puna dhe obligimet e tjera për mbijetesë, por edhe për arsye të përmbushjes së hobive dhe formave të ndryshme rekreative.

Është e qartë se ne qëndrojmë ulur në makinë kur shkojmë dhe kthehemi nga puna, kur përdorimin teknologjinë për të komunikuar përmes shkëmbimit të e-mailave apo bisedave (chatit), në shtëpi ne qëndrojmë ulur para TV-së dhe shumicën e kohës edhe kur përdorim ndonjë mjet tjetër komunikimi si p.sh. telefonat e mençur. Për ta thjeshtësuar, e tëra që bëjmë gjatë tërë kohës është lëvizja nga një karrige në tjetrën gjatë tërë jetës.

Evidenca nga shumë studime me numër shumë të madh të pjesëmarrësve si dhe studime eksperimentuese në laborator është duke i nxjerrë në pah problemet metabolike si pasojë e qëndrimit ulur të tepruar. Këto probleme veç sa vijnë e rriten kur kësaj i shtohet edhe mungesa e aktivitetit fizik.

Këto probleme përfshijnë rreziqet nga sëmundjet kronike siç janë perimetri i madh i belit (i cili është i ndërlidhur me sistemin kardiovaskular), nivele të larta të sheqerit, insulinës dhe yndyrës në gjak. Qëndrimi ulur për kohë të gjatë, po ashtu e prek në mënyrë negative nivelin e përgjithshëm të fitnesit fizik dhe funksionimin e trupit në përgjithësi, rrit rrezikun nga vdekja si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, rrezikun ndaj disa llojeve të kancerit si dhe problemet me boshtin e kurrizit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme