“S Epidermis”, arma e re e shkatërrimit në masë

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 14:20 | Nga

Studiuesit australianë kanë zbuluar një lloj të ri bakteri, i aftë të përhapet me shpejtësi dhe t’u rezistojë anti-biotikëve.

I pranishëm në shumë vende të botës, për bakterin S Epidermis nuk është gjetur ende një ilaç efikas, gjë që e bën atë në armën më të rrezikshme të shkatërrimit në masë.

Një bakter i aftë për të shkaktuar infeksione gati të pashërueshme po përhapet pa u zbuluar në spitalet në mbarë botën. Paralajmërimi u bë të hënën nga shkencëtarët australianë, transmeton abcnews.al.

Studiuesit e Universitetit të Melbourne gjetën tre variante të këtij bakteri multirezistent në mostrat e marra nga 10 vende, përfshirë dhe Evropën. Ky bakter i quajtur S Epidermidis nuk mund të vihet nën kontroll në mënyrë të besueshme dhe të sigurtë nga asnjë ilaç që gjendet aktualisht në treg.

Sipas ekspertëve, mostrat e para të bakterit të rrezikshëm u gjetën prej tyre në Australi, por më pas mostrat e sjella nga vendet e tjera sollën një panoramë globale, duke provuar kështu se ky bakter i rrezikshëm është i pranishëm në shumë vende dhe institucione në mbarë botën.

Zakonisht bakteri S Epidermidis është i pranishëm në lëkurë. Por shumëllojshmëria e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve më së shumti infekton pacientë të moshuar, ose me imunitet të dobët, ata me pajisje të implantuar, siç janë kateterët, valvulat e zemrës apo dhe protezave artificiale. Bakteri mund të jetë fatal për pacientët të cilët janë të prekur rëndë nga sëmundje të ndryshme.

Studiuesit australianë shqyrtuan qindra mostra të S epidermidis nga 78 spitale në mbarë botën. Ata zbuluan se disa lloje të baktereve kishin ndryshuar pak ADN-në e tyre, duke shkaktuar rezistencë ndaj antibiotikëve. Sipas studiuesve, bakteret do të përhapen me shpejtësi sidomos në repartet e kujdesit intensiv.

Të ngjashme