Sa shpesh duhet ta ndërroni brushën e dhëmbëve?

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të kryer së fundmi, brusha e dhëmbëve përmban më shumë se 10 milionë baktere, duke përfshirë E. coli dhe staphylococcus.

Ekzistojnë shumë lloje të baktereve që jetojnë në gojën tuaj dhe të gjitha ato përfundojnë në brushën tuaj të dhëmbëve.

Por ka fakte edhe më tronditëse.

Në qoftë se ju mbani brushën tuaj të dhëmbëve 1 metër në afërsi të tualetit, pikat e vogla të ujit që spërkatni çdo herë që mbyllni kapakun e toaletit mund të arrijnë deri tek brusha juaj e dhëmbëve.

Por çka duhet të dini për brushën tuaj të dhëmbëve?

– Ju nuk duhet të ndani brushën tuaj të dhëmbëve me askënd.

– Pasi të keni përfunduar duke përdorur brushën tuaj të dhëmbëve, duhet ta lani tërësisht, dhe një herë në javë ta dezinfektoni atë me uthull, shkruan EO.

– Ndryshoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo 2-3 muaj.

Të ngjashme