Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët dhe pse?

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Çarçafët nuk duhen parë dhe as trajtuar si një veshje e zakonshme. Ata duan një trajtim të veçantë si në përdorim ashtu si edhe në pastrim. Pyetja ‘Sa herë i lajmë çarçafët? është ekuivalente me ‘Sa kujdesemi për shëndetin tonë?’.

Nëse nuk i lan çarçafët mjaftueshëm shpesh, po e ekspozon veten tënde karshi disa rreziqeve shëndetësore jo të vogla. Këto janë të gjitha gjërat e shpifura që mund të ndodhin në rast se nuk i lan çarçafët rregullisht.

Në shtresat ku ju flini mund të fillojnë, shumë më shpejt seç mendoni, të krijohen disa substanca jo të këndshme për trupin tuaj, tipit urinë, djersë, pisllëk, qeliza të vdekura dhe lëngje seksuale.

Nëse këto çarçafë nuk janë larë rregullisht dhe ti ke një plagë të hapur në trup, mund të marrësh infeksione nga më të shpifurat e mundshme. Shumë baktere mund të transferohen nëpërmjet materialeve të cohës. Mos larja e tyre i bën këto lëngje që përmendëm më parë të thithen nga jastëkët dhe dyshekët, dhe nëse kjo ndodh atëherë është më e vështirë për tu pastruar se sa thjesht ti fusësh në ujë të ngrohtë.

Tjetra është që djersa jonë tërheq shumë merimangat e pluhurit, që mund të shkaktojë shumë probleme me frymëmarrjen, sidomos nëse vuan nga astma.

Prandaj, sa më shumë ti lësh këto qenie të jetojnë me ty në çarçafë, jastëk apo dhe dyshek, më e vështirë është ti largosh nga krevati. Cila është zgjidhja? Laji çarçafët me ujë të nxehtë një herë në javë për të larguar të gjitha substancat ngjitëse dhe aspak të këndshme.

Patjetër që gjithë përpjekja që mund të bësh ja vlen duke parë çfarë pasojash eviton. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme