Sasinë e duhur të ushqimit mateni me duar

Prishtinë | 07 Nën 2023 | 17:32 | Nga

SASIA E USHQIMIT ËSHTË GJITHMONË AJO QË NA DËMTON NË DIETËN E PËRDITSHME. SIKUR TË DINIM T’I THOSHIM MJAFT PJATËS DHE TË NGRIHESHIM NGA TRYEZA TË PANGOPUR, ME SIGURI QË NUK DO TË KISHIM PROBLEME ME PESHËN.

Po ju sjellim sot një metodë praktike, falë së cilës mund të kontrolloni sasinë e ushqimeve. Me këtë rast, shmangni edhe përdorimin e peshores. Praktika e më- poshtme mund të zbatohet vetëm në rastet kur gatuani në shtëpi, sepse në restorant nuk keni mundë- si të kontrolloni racionet, por me të mësuar stomakun me sasinë që i duhet, do të dini të ndaleni atëherë kur duhet. Ja cilat janë truket sipas ushqimeve të ndryshme:

Makarona: një grusht

Bëhet fjalë për makarona të pagatuara. Duhet të llogarisni 1 grusht të dorës për çdo person, kur i hidhni për të zier. Janë të barasvlefshme me 75 gramë.

Mishi: gjysma e pëllëmbës së dorës

Qoftë i bardhë apo i kuq, sasia e mishit që konsumoni duhet të ketë madhësinë e gjysmës së pëllëmbës. Është e barasvlefshme me 100 gramë mish, aq sa ju duhet për mos të shtuar në peshë.

Peshk: sa e gjithë dora

Te peshku, specialistët janë treguar më bujarë. Madhësia e dorës në rastin e peshkut korrespondon me 150 gramë peshk. Në rastin e frutave të detit, llogarisni 20 karkaleca të vegjël apo 25 midhje. Sasia e peshkut salmon duhet të jetë sa ajo e mishit.

Perime: dy duar të mbushura

Asnjë surprizë. Atë që pëlqejmë më pak duhet ta hamë më shumë. Në rastin e perimeve, madje, mund ta kaloni sasinë e këshilluar. Patate: një grusht Sasia e duhur që duhet të hani është 180 gramë ose 2 patate të vogla.

Djathëra: dy gishta 

As 30 gramë djathë. Në rast se përdorni djathë të njomë mund ta shtoni pak sasinë. Vaj ose gjalpë: gjysmën e madhësisë së gishtit OK, në këtë pikë jemi të gjithë dakord. Sa për frutat mund të mbushni të dy grushtet e duarve, por te çokollata shtrëngohet sërish masa, vetëm një gisht.

Të ngjashme