Sekretet e njerëzve që nuk kanë rrëmujë në shtëpitë e tyre

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Mikseri i vjetër. Lodrat e prishura të fëmijëve. Kutia e qirinjëve që i ruani për t’ia dhuruar dikujt, etj. etj..  Duke marrë parasysh qëllimet tuaja të mira, rrëmuja ka tendencë të bëhet pirg e të zotërojë shumë sipërfaqe. Shikoni këto këshilla dhe do të vini re menjëherë ndryshimin dhe shtëpia juaj do të jetë më e rregullt dhe më e rehatshme.

Ato nuk mbajnë dhurata të cilat nuk i pëlqejnë

Duke shumë brutale, por nuk është asnjë turp që të mbani dhurata të cilat nuk ju përshtaten. Nëse kini merak se do të ofendoni vjehrrën tuaj, jini të sigurta që ajo s’do t’ju pyesë se ku shkoi dhurata e saj. Edhe nëse ndodh, mund të gënjeni, se e keni në zyrën tuaj apo diku tjetër.

Nuk mbajnë veshje që nuk u pëlqejnë

Zakonisht kjo gjë dihet, por sa këmisha të shëmtuara rrijnë varur, apo pantallona, të cilat mendoni se do t’i vishni një ditë? Kur do të jetë ajo ditë?

Dollapi i tyre nuk ka dallim stine

E gjithë gardëroba e vitit duhet të jetë në sirtarët e dollapin tuaj. Nëse nuk i nxë të gjitha, atëherë do t’ju duhet të bëni seleksionime.

Ato dixhitalizojnë

Tashmë gjithçka është online: libra, filma, edhe letra të çmuara, që mund t’i skanoni.

Ato pastrojnë banakët çdo ditë

E keni provuar të pastroni një banak që është rrëmujë? Nuk është e thjeshtë, apo jo?

Ato kur blejnë diçka, hedhin të vjetrën

Mendoni për numrin e sendeve që keni në shtëpi. 20 palë këpucë, mbi 10 të kuq buzësh, mbi 5 furça tualeti, mbi 7 lloje garuzhdesh, etj. etj.. Nëse blini një palë çizme apo një enë kuzhine, e vjetra duhet të ikë.

Ato nuk kanë një sirtar rraqesh

Po, është tunduese të keni një hapësirë për të vendosur gjëra, të cilat nuk jeni të sigurta se çfarë do të bëni me to. Pa e ditur, nuk do të ketë më vetëm një sirtar të tillë…

Të ngjashme