Sekreti për rini të përhershme

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 15:47 | Nga

Festat e fundvitit po afrohen, dhe kjo do të thotë se jeni në prag të konsumimit të sasive të mëdha të verës dhe çokollatës!

Dhe, ndonëse tjerët mund të mundohen t’ju parandalojnë ta bëni këtë për shkak të efekteve të dëmshme që ata mund të thonë se i sjellë konsumimi i këtyre dy gjërave, faktikisht shkencëtarët e thonë të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit (ose disa njerëz mund t’iu referohen nga tani edhe “heronjtë”) kanë zbuluar se kimikalet të cilat gjenden në verën e kuqe dhe çokollatën e zezë, i bëjnë qelizat e vjetra të veprojnë si qeliza të reja.

Duke i konsumuar këto dy produkte, qelizat e vjetra kishin filluar të ndahen dhe të kishin telomere më të gjata.

Ekspertët thonë se ky është hapi i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të kenë jetëgjatësi normale, por me shëndet të mirë gjatë tërë jetës së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme