Sëmundja e rrallë e gruas: S’dëgjon vetëm burrat kur flasin

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Një grua e identifikuar si zonja Chen në Kinë, ka një problem të rrallë shëndetësor,duke mos dëgjuar burrat, trasnmeton Gazeta Metro

Kjo gjendja ndikon vetëm një në rreth 13,000 pacientë me probleme dëgjimi. Është gjithashtu mjaft e vështirë për t’u diagnostikuar.

Chen shkoi menjëherë në spitalin Qianpu ku u pa nga një specialiste e veshit, hundës dhe fytit. Dr. Lin Xiaoqing, e cila trajtoi Chen dhe u tha gazetarëve: “Ajo më dëgjoi kur unë i fola, por kur një pacient mashkull u fut në dhomë ajo nuk mundi ta dëgjonte fare”.

Mjekët fillimisht u habitën nga simptomat e saj, por më vonë u diagnostikua me “humbjen e dëgjimit të kundërt të pjerrësisë, në të cilën ajo mund të dëgjonte vetëm frekuenca të larta”.

Dr. Xiaoqing beson se lodhja dhe stresi mund të kenë ndikuar në humbjen e dëgjimit të Chen, por pritet që ajo ta rifitojë shumë shpejt.

Të ngjashme