Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 12:08 | Nga

Nuk ka asgjë më freskuese se sa një copë shalqi në ditët e ngrohta të verës.

Shalqiri duhet të konsumohet edhe për vlerat e larta ushqyese si dhe përfitimet e jashtëzakonshme që dhuron ai për trupin dhe shëndetin tuaj.

Lexoni më poshtë dy nga shumë të mira nga shalqiri:

Sistemi imunitar forcohet

Përqendrimi i lartë i vitaminës C tek shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.

Rritje të energjisë

Ky frut është i pasur me vitamina të grupit B, të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë (mes të cilave vitaminën B1 dhe vitaminën B6). Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme