Shega, sekreti i rinisë?

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 21:50 | Nga

Ky frut mesdhetar mund të fshehë sekretin për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Shkencëtarët thonë se shega përmban një përbërës “mrekulli” që forcon muskujt dhe zgjat jetën. Pas testeve të shumta tek krimbat dhe minjtë, shkencëtarët po e testojnë këtë përbërës të rinisë së përhershme tek njerëzit.

I gjithë sekreti fshihet tek aftësia e shegës për të furnizuar mitokondrinë, “adaptuesi” i vogël që fuqizon qelizat tona.

Me kalimin e moshës mitokondria fillon “të vjetrohet” dhe të humbasë efikasitetin e saj, duke çuar në dobësim të muskujve.

Ndërsa substancat kimike që gjenden tek shega, të cilat rikthehen në një përbërës të quajtur urolithin A me anë të baktereve që jetojnë në zorrë, ndihmojnë trupin të riciklojë këta “adaptues” të drenazhuar, për të furnizuar qelizat dhe parandaluar plakjen e parakohshme.

Shega ka një sërë përfitimesh shëndetësore, ul tensionin e gjakut, forcon kockat etj. Si një nga frutat më të vjetër në botë, shega është cilësuar si simbol i pjellorisë, vdekjes dhe përjetësisë. Madje disa gojëdhëna thonë se fruti i ndaluar tek Kopshti i Evës nuk ka qenë molla por shega.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme