Shenja që ju tregojnë se keni probleme me mëlçinë

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Mëlçia është prej organeve kyçe të organizmit tonë. Kjo pasi ajo ka rolin kryesor në prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe mbi 100 enzimave të ndryshme.

Po ashtu ndikon në metabolizëm, depozitimin e glukogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak, por edhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve.

Mirëpo, shtimi i toksineve në organizëm, të cilat futen me anë të ushqimit apo nga ambienti, bëhen shkaktarë që mëlçia të punojë ngadalë.

Ekzistojmë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë.

1. Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe me mundime minimale fizike.
2. Shfaqen dhembje të kokës, të cilat manifestohen në gropat e syve.
3. Shfaqen dhembje në nyja dhe muskuj.
4. Shfaqet djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinat të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.
5. Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse vjen deri te grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar, por që i ka nxjerrë jashtë.
Shpesh shfaqen alergji, sepse toksinet grumbullohen në organizëm.
7. Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me vjelljen, ndërkaq këto shoqërohen me dhembje stomaku dhe fryrje.
8. Ekziston problemi me shtimin e peshës, edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.
9. Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm.
10. Shfaqet aromë e pakëndëshme.
11. Shfaqet disbalanca hormonale, sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve.
12. Vëshirësi në përqëndrim.
Është e mundur t’ju shfaqet depresioni, edhe pse nuk keni qenë të ekspozuar ndaj traumave.
14. Shfaqet ndjenja e shqetësimit, sepse krijohet përshtypja që do të ndodhë diçka e keqe.

Simptomat e përmendura mund të jenë edhe simptoma të sëmundjeve të tjera, mirëpo për t’i eliminuar problemet me mëlçinë, është me rëndësi që të beni një vizitë tek mjeku.

Detoksifikimin e mëlçisë më së miri do ta arrini me të ushqyer me ushqim të pasur me fruta dhe perime, me vaj ulliri, peshk dhe me proteina bimore dhe shtazore.

Për të mbrojtur mëlçinë tuaj shmangni konsumimit të tepërt të alkoolit dhe kafeinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme