Shenjat e alergjisë në diell sipas disa mjekëve

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Të qenit alergjik nga drita e diellit është një reaksion fizik në lëkurë që nuk është zakonisht i rrezikshëm, por mund të shkaktojë ca dhimbje dhe irritim, shkruan Metro.

Doktoresha Clare Morrison, këshilluese mjekësore në Medexpress thotë që “alergjia në diell është një gjendje ku ekspozimi ndaj diellit shkakton reaksion në lëkurë”.

“Shpërthimi i dritës poliformike është lloji më i shpeshtë, veçanërisht në gratë me lëkurë të zbehtë”, thotë Morrison.

“Simptomat dhe shenjat e hershme përfshijnë kruarjen, skuqjen, pezmatim, ngritje të lëkurës”, vijon ajo.

“Këto ndodhin brenda minutave apo orëve pas ekspozimit ndaj diellit”.

Ndërkaq simptoma të tjera të alergjisë ndaj diellit mund të jetë edhe lëkura me luspa, urtikariet, fshikat, gungat e vogla në lëkurë, qerosja dhe përgjakja e lëkurës etj.

Të ngjashme