Shenjat paralajmëruese të depresionit

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk doni të keni probleme me shëndetin tuaj, atëherë duhet të kujdeseni që të mos bini në depresion.

Depresioni është i pranishëm në ditët e sotme për shkak të jetës dinamike.

Janë disa shenja që i keni hasur dhe ndoshta nuk i keni kushtuar edhe aq vëmendje lidhur me depresionin, shkruan mapo.al, përcjellë Klan Kosova.

Këto janë disa nga shenjat e depresionit :

Nuk pranoni ndjenjat tuaja:

Personi i tillë mund të duket sikur i ka të gjitha në rregull, por nëse shihni me kujdes në brëndësi të sipërfaqes, do të kuptoni se janë të tmerruar që nëse fillojnë të flasin për atë që ndjejnë në të vërtetë, do të kuptoni se kanë problem.

Nuk e kuptoni në qofte se jeni të lumtur apo jo:

Dyshimi është një tjetër shenjë e fillimit të depresionit. Njerëzit mundohen të zhdukin të gjitha emocionet duke përfshirë këtu dhe gëzimin.

Mundoheni ta mbani veten të zënë me punë gjithë kohës:

Ato përdorin aktivitete të ndryshme për të shpëtuar nga problemet, për mos të patur kohë të mendojnë rreth tyre.

Nuk jeni të qartë në mendime:

Një mendje e paqartë është një shenjë e zakonshme e depresionit. Shpesh pacientë që kanë këtë problem ndihen sikur mëndja e tyrë është e errët dhe nuk mendojnë dot për gjëra të lumtura dhe positive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme