Shenjat përpara një sulmi kardiak

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Mbi gjysmë milioni njerëz vdesin vetëm në SHBA, nga sulmet e zemrës. Kjo tregon që problemet me zemër janë një ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve.

Identifikimi i simptomave që mund të dërgojnë në një sulm të zemrës, mund të parandalojë atakun.

E rëndësishme të dihet është që jo të gjithë personat që kanë sulme në zemër, i kanë të njëjtat simptoma. Disa sulme ndodhin papritur, por shumica e personave mund të kenë shenja që një sulm mund të ndodh, disa ditë apo orë përpara.

Shenjat që tregojnë që mund të përjetoni një sulm kardiak janë:

Një shtrëngim në gjoks – shumica e sulmeve përpara se të ndodhin manifestohen me një shtrëngim në pjesën e gjoksit, apo siç e kanë përshkruar pacientët me një ndjenjë jo-rehatie.

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit – simptomë që mund të përjetoni një sulm është edhe kur ndjeni dhimbje tek shpatullat, krahët e qafa.

Vështirësi në frymëmarrje – kjo është një shenjë tipik e një sulmi kardiak pasi për shkak të shtrëngimit në gjoks, vështirësohet frymëmarrja

Shenjat e tjera – përfshijnë tek disa pacient edhe të djersitura e të vjella.

Ka dallim mes simptomave që ndodhin tek gratë dhe tek burrat. Ajo që është e përbashkët tek të dy gjinitë është shtrëngimi në gjoks. Gratë kanë më shumë tendencë të kenë edhe të vjella dhe marramendje përpara se të përjetojnë një sulm kardiak.

Të ngjashme