Shenjat kur fëmija ka probleme me shikimin

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 22:00 | Nga

A e dini se ka rreth 39 milion njerëz të verbër në botë, por 80% e verbërisë mund të parandalohet apo të shërohet?

Ja pesë shenja paralajmëruese se fëmija juaj ka probleme me shikimin:

  • Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose ndërsa lexon libra i mban ato afër syve.
  • Fërkon shpesh sytë me duar.
  • Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.
  • Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syrit.
  • Mbyllja e njërit sy derisa shikon televizor ose lexon.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme