Shënohet rritje e kancerit të zorrëve tek të rinjtë

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Më shumë të rinj nën 50 vjeç janë duke u diagnostikuar me kancer të zorrëve, kanë gjetur dy studime lidhur me këtë sëmundje të realizuara në vendet evropiane me të ardhura të larta.

Megjithëse numri i përgjithshëm i rasteve tek të rinjtë mbetet i ulët, studimet theksuan një rritje të shpejtë tek 20-29 vjeçarët.

Studiuesit nuk janë të qartë përse kjo po ndodh, por thonë se obeziteti dhe ushqimi jo i shëndetshëm mund të jenë faktorë.

Ekspertët u kërkuan mjekëve të mos i injorojnë simptomat në të rinjtë.

Në shumicën e Evropës, programet e shqyrtimit të kancerit të zorrëve fillojnë në moshën 50 vjeç, sepse rastet e sëmundjes janë shumë më të larta në këtë grupmoshë të moshuar.

Si rezultat, vendet me programe të vendosura, si Britania e Madhe, kanë parë normat e kancerit të zorrëve të bien tek mosha mbi 50 vjeç.

Por, studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se normat tani po rriten tek personat nën 50 vjeç dhe ka pasur thirrje për fillimin e skanime nga mosha 45 vjeç, në veçanti në ShBA.

Të ngjashme