Shkencëtarët: Përqafoni sa më shumë fëmijët tuaj, mësoni ndikimet pozitive

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk i rezistoni një përqafimi apo përkëdheljes ndaj fëmijës suaj, nuk ju fajësojmë. Era e ëmbël e tyre, lëkura e butë dhe pamja aq engjëllore mund të bëjnë çdo prind të dorëzohet. Shkenca ka treguar se ka shumë arsye psikologjike pse duhet ta përkëdhelni fëmijën tuaj

Bright Side ka bërë disa hulumtime që tregojnë se përveç arsyeve psikologjike, foshnjat e vogla ndihmojnë në përmirësimin e zemrës suaj

Sipas një studimi të botuar në revistën “Development and Psychopathology”, përkëdheljet dhe përqafimet kanë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në nivelin molekular, shkruan EO. Në thelb, përkëdhelja me fëmijën tuaj mund të ndikojë në gjenet e tyre në një drejtim pozitiv.

Studiuesit studiuan 94 bebe të shëndetshme, 5-javëshe. Ata u kërkuan prindërve të tyre të mbajnë ditarë për të regjistruar oraret e fëmijëve: kur hanin, flinin, ushqeheshin dhe qanin. Prindërit gjithashtu u pyetën që të mbanin shënime sesa kontakte trupore kishin gjatë qëndrimit me bebet e tyre. Studiuesit zbuluan se fëmijët që kanë më shumë kontakte fizike me prindërit, kjo gjë mund të çojë në plakjen më të ngadaltë të gjeneve të tyre.

Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë përfundimisht se fëmijët që marrin më pak përqafime, ishin më të mërzitur në fëmijëri. Pra, me pak fjalë përkëdhelni fëmijët tuaj sepse e ndihmoni në fazën që ndodhen, por edhe kur të rriten:

  • Përkëdhelja ndihmon fëmijën të rregullojë temperaturën e trupit.
  • Zvogëlon stresin që bebet përjetojnë gjatë ushqyerjes me gji.
  • Studimet tregojnë se përqafimi mund të jetë një qetësues i fuqishëm për fëmijët.
  • Krijon lidhje më të fortë nënë-fëmijë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme