12 000 funte që të duket si Bella Hadid

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 12:40 | Nga

Bunny Smith, 25-vjeçare, i ka shpenzuar plot 12.000 funte në operacione plastike për t’u dukur si idolja e vet, modelja e Victoria Secret, Bella Hadid.

Ajo e ka transplantuar mjekrën, e ka rregulluar hundën, ka bërë botox, i ka fryrë buzët dhe faqet në fytyrë, me shpresë se do të duhet krejtësisht si Bella.

Me flokë prej zeshkane dhe figurë shtathedhur, Bunny thotë se vazhdimisht e krahasojnë me Bellan.

Ajo, ka thënë se është duke planifikuar të bëjë më shumë operacione plastike, përfshirë në gjoks, për t’u dukur edhe më shumë si Bella.

“Njerëzit më krahasojnë me Bellan tërë kohën – ndjekësit e mi në rrjete sociale, të panjohurit, miqtë, madje motra dhe babai im nuk mund ta besojnë këtë,” ka thënë ajo

Të ngjashme