Shpërthim misterioz i escherchia coli në pesë shtete

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe disa agjenci të tjera të SHBA-ve po hetojnë një shpërthim të escherchia coli në pesë shtete.

Sipas njoftimit të fundit të agjencisë, kjo baktere ka prekur 72 persona në pesë shtete në SHBA.

Nuk është ende e qartë se cili është burimi i shpërthimit, por duket se është i përhapur.

Tetë njerëz janë shtruar në spital dhe CDC po i paralajmëron konsumatorët dhe restorantet që të marrin masa paraprake për të parandaluar infeksione.

Escherichia coli, ose bakteret E.coli, zakonisht jeton në zorrët e njerëzve të shëndoshë dhe të kafshëve.

Ndonëse shumë lloje të baktereve janë të padëmshme, disa mund të shkaktojnë dhimbje të rënda abdominale, diarre të përgjakshme dhe të vjella.

Gjeorgjia, Kentaki, Ohajo, Tennessee dhe Virxhinia janë pesë shtetet që kanë raportuar infektime të escherchia coli.

Të ngjashme