Shprehia më e zakonshme e njerëzve inteligjentë

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Sado e frikshme apo e çuditshme mund t’ju duket, inteligjenca e vërtetë është paksa e rrallë ditët e sotme. Ata të cilët kanë dëshirë të vërtetë për të mësuar, i zgjerojnë njohuritë e tyre dhe i thyejnë barrierat e ndryshme, me qëllim që të futen në mesin e pak personave me të njëjtin nivel të inteligjencës.

Por, cila është shprehia e cila është shenjë se një person është tejet inteligjent?

Personat inteligjentë bëjnë shumë pyetje.

Personat inteligjentë refuzojnë të besojnë çdo gjë që e lexojnë apo dëgjojnë. Ata vazhdimisht i vënë në pyetje besimet e ndryshme, idetë, traditat, etj. Ata aplikojnë aftësi të thella të mendimit kritik për t’i formuar opinionet e tyre, ndërsa në fund ia dalin të shohin se çfarë në të vërtetë po ndodh në një rrethanë të caktuar.

Pra, njerëzit inteligjentë qëndrojnë pas besimeve të tyre dhe e ndjekin rrugën e tyre në jetë, por vazhdimisht në kërkim të njohurive të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme