Shprehitë që janë duke jua dëmtuar trurin

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Ka disa shprehi në stilin tuaj të jetesës që e kërcënojnë shëndetin e trurit në mënyrë serioze.

Zakonisht janë shprehi të cilat ua mohojnë trurit nutrientët e rëndësishëm ose me shpejtësi i vrasin qelizat e trurit në mënyrë që t’ju bëjnë më të rrezikuar nga çrregullimet mendore si depresioni apo ankthi.

Shmangia e shujtës së mëngjesit

Kur duhet të nxitoni për në zyre, gjëja më e lehtë që e bëni është ta shmangni mëngjesin. Kjo ju jep kënaqësinë e arritjes në zyre më herët, por është diçka që ju kushton në shëndet më vonë. Veç kësaj, shmangia e shujtës së mëngjesit nuk ju ndihmon në zvogëlimin e peshës.

Të flini vonë

Është shumë e zakonshme që njerëzit të flenë vonë, e posaçërisht vikendeve. Por, kjo është e rrezikshme për shëndetin e trurit. Kur qëndroni zgjuar deri vonë, ju vuani nga shtimi i peshës, rënia e flokëve dhe problemet e ndryshme të lëkurës.

Konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer

Këto ushqime e rrisin rrezikun e sëmundjes së alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu ndikojnë në aftësitë tuaja për të mësuar dhe e rrisin depresionin.

Pirja e duhanit

Jo vetëm se pirja e duhanit është e dëmshme për mushkëritë, por është tejet e rrezikshme edhe për trurin. Kur pini duhan, ju ia rritni vetes shanset për të pësuar sulm në tru, për t’u sëmurë nga Alzheimeri, etj.

Të ngjashme