Shprehjet që njerëzit e suksesshëm s’i thonë

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 19:19 | Nga

Disa prej fjalëve më të fuqishme janë pikërisht ato të cilat ne i përdorim më shpesh në përditshmërinë tonë. Këto fjalë mund ta ndryshojnë fare lehtësisht kuptimin e mesazhit tuaj.

Njerëzit e suksesshëm e dinë mjaft mirë se cilave fjalë duhet t’u qëndrojnë larg, sepse ata e dinë shumë mirë fuqinë e tyre dhe sa më qartë të shprehesh duke zgjedhur fjalët e duhura, aq më mirë është.

Ja cilat janë ato:

1.“Sapo” (fjalë mbrojtëse)

Fjala “Sapo” cilësohet si një fjalë mbrojtëse, e cila e zbeh rëndësinë e mesazhit që ju doni të shprehni. P.sh. Kur thoni, sapo të arrij në zyrë do t’ju nis email-in, do të thotë që email-i që ju do të dërgoni nuk është edhe aq i rëndësishëm apo nuk duhet të dërgohet në moment.

2.“Shumë”, “Absolutisht” dhe “Totalisht” (fjalë dramatike)

Fjalë të tilla si, “Shumë”, Absolutisht” dhe “Totalisht” nuk ia shtojnë rëndësinë fjalës që i qëndrojnë pranë. Ato cilësohen edhe si fjalë dramatike. Kur ju e kuptoni rëndësinë e fjalës mundohuni në maksimum që të përdorni sa më pak prej tyre, sepse sa më pak fjalë që të përdorni, mesazhi juaj do të jetë më i qartë dhe i fuqishëm.

3.“Unë mendoj… ” (fjalë të vdekura)

Çdo fjalë që del nga goja juaj, shpreh padyshim mendimin tuaj, prandaj këshillohet që të mos përdorni shprehjen “Unë mendoj”. Zakonisht këto ‘fjalë të vdekura’ njihen edhe si fjalë mbrojtëse, sepse nëse e nisni fjalinë me shprehjen e mësipërme, atëherë krijohet mendimi se ju e vini veten në mbrojtje nga ndonjë mendim i kundërt nga ai i juaji.

4.“Do të mundohem” dhe “Mos u shqetësoni fare” (fjalë dyshuese)

Nëse thoni që do të mundoheni për të bërë diçka, një gjë e tillë mund të keqinterpretohet dhe mesazhi që përçohet është se ju nuk jeni të sigurt për aftësitë tuaja dhe nuk e dini nëse mund t’ia dilni mbanë në realizmin e saj. Këshillohet që fjalë të tilla të mos i përdorni sepse ato shkaktojnë dyshim tek të tjerët dhe madje edhe mund t’i irritojnë ata.

5.“Më falni”

Sa më shumë që kërkoni ndjesë për diçka aq më shumë i humbet vlera faljes suaj. Mos e përdorni shpesh, shmangeni në maksimum, vetëm në ato raste kur duhet ta përdorni me patjetër.

6.“Gjithsesi”, “Etj.” dhe “…edhe kështu edhe ashtu” (fjalë boshe)

Mundohuni që t’i përdorni sa më rrallë të mundeni dhe qëndroni sa më larg tyre. Ato cilësohen si fjalë boshe, ndaj edhe mund të hiqen shumë lehtë nga fjalori juaj pa ndikuar fare në mesazhin që doni të përçoni.

7.“Aktualisht” dhe “Sigurisht” (fjalë superlative)

Përdorimi i fjalëve të tilla si, “Aktualisht” dhe “Sigurisht” mund ta transformojnë atë çka doni të thoni. Këto fjalë shpeshherë merren edhe sikur personi me të cilin po bisedoni nuk e kupton atë çka ju po i shpjegoni dhe kjo mund të shkaktojë irritim tek të tjerët sepse ju vini në dyshim nivelin e tyre të të kuptuarit, ndaj këshillohet që t’i përdorni edhe këto dy fjalë sa më rrallë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme